Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani | VILA L shpk | 2019
Rezidenca VILA-L - Rruga Pjeter Bogdani

2 Objektet që do te ndertohen pozicionohen në një shesh ndërtimi që kufizohet nga rrugët “Pjetër Bogdani”, “Suleman Pasha” dhe rruga “Studenti”, njësia strukturore KA/208, Nën-njësia 1.Siperfaqja e sheshit te ndertimit eshte 11 300 m2. Ndertimi shtrihet përgjatë rrugës kryesore “Pjetër Bogdani” në pjesën jug-perëndimore te tij. Siperfaqja totale prej 32000 m2 dhe menyra e pozicionimit te 2 objekteve ne plan, do te krijojne nje kompleks banimi dhe sherbimesh shume interesant dhe komod per banuesit e tij.
Te 2 objektet ne forme L, kulla lindore dhe kulla perendimore, jane vendosur ne menyre te tille , duke krijuar nje hapesire te brendshme te kompleksit , shume te qete dhe relaksuese per oret rekreative. Parkimi I organizuar ne 2 kate , me nje siperfaqe totale prej gati 12000 m2 , garanton banoret e kompleksit per automjetet e tyre, duke shmangur stresin dhe pritjen per te parkuari automjetin kur ktheheni nga puna.Kati perdhe I objektit 10 katesh do te funksionoje si hapesire e dedikuar njesive te sherbimit ndersa 9 katet e tjera kane funksion banimin. Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1 dhe apartamente duplex.
Rreth projektit
Fasada: Sistemi mantel me veshje me polisterol të dendësuar, përdorimi i terrakotës me pllaka të vecanta.
Dritaret dhe vetratat: Realizohen me profile PVC (Plastikë Foris, mekanizma Maco), shoqëruar me xhama termik, për të garantuar eficencë termike, në harmoni me elementët e tjerë të fasadës, të siperpermendur.
Funksionaliteti: Njësitë e banimit janë konceptuar dhe realizuar për të garantuar funksionalitet të mirë, në jetesën e përditshme të familjeve. Të gjitha ambjentet e brëndshme të një apartamenti janë projektuar e realizuar duke patur për bazë standartet e projektimit për të garantuar mirë mobilimin në to dhe funksionalitet të lartë në jetesën e përditshme. Në cdo apartament në fillim aksesohet korridori,dhe nepermjet korridorit shpërndahesh për në zonën e ditës dhe zonat e natës.
Rifiniturat: Rifiniturat cilësore sot janë domosdoshmëri për një ndërtim cilësor, prandaj dhe gama e zgjedhjes në objetet tona është sa e madhe po aq edhe cilësore.
Shtrimi & Veshja: Parketi laminat, pllakat gress-porcelan të prodhuesve më të mirë europian, siperfaqet e granitit janë disa nga elementet të cilët mund të përmendim për realizimin e shtresave.
Sistemet elektrike: Të gjithë përberësit e sistemeve elektrike jane 100% produkte të certifikuara, për ti dhënë shtëpisë të cilitdo prej klienteve tanë sigurinë e domosdoshme për një jetesë të qetë dhe të sigurtë.
Sistemet hidraulike: Përdoren materialet më të fundit, tubat multistrat të prodhuesve Italian, sistem i brëndshëm me kolektor në secilen Nyje-higjeno-sanitare, kaseta inkaso dhe sospeso për pajisjet kloset e bide, grupet inkaso të zonave të dushit, piletat HL e piletat lineare në zonat e dushit.
Sisteme ngrohje-ftohje: Të gjithë apartamentet realizohen me sistemet e fundit të ngrohje ftohjes, me sisteme VRF ose me pompe nxehtësie, në varesi të preferencës të klientit.
Rreth kompanise VILA-L
Shoqeria “Vila – L Shpk Tirane eshte krijuar si person juridik me vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 27899 date 10.06.2002. Madhesia e Kapitalit te deklaruar me bilanc eshte 243.685.160 leke, shoqeri me kapital financiar 100% shqiptar dhe ushtron aktivitetin e saj ekonomik duke respektuar legjislacionin shqiptar per shoqerite tregtare, me administrator dhe ortak te vetem z. Lazër Mhilli. Shoqeria eshte e regjistruar prane organeve Tatimore me NIPT K21901002Q. Shoqeria eshte e pajisur me Licence Ndertimi Nr. NZ.4707/4 date 27.08.2019. Kohet e fundit shoqeria e mesiperme eshte perqendruar kryesisht ne ndertim ambjente tregtare dhe apartamente banimi.
Leja e ndertimit & Plansistemi
Fillimi i punimeve: Korrik 2019
Perfundimi i punimeve: Korrik 2023
Me shume projekte ne Shqiperi
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja
Godine banimi dhe sherbimi 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kate, me 2 kate parkim nentoke, Fusha e Aviacionit
Objekt me funksion tregtie dhe sherbime 7-8 kate mbi toke dhe 2 kate nentoke, me vendndodhje ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane
Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 1,5,6,7,8,9 dhe 10 kat me 3 kat parkim nentoke ne rrugen 5 Maji